Jetësohet “Rruga e Arbrit”, Kryeministri mban premtimin

TIRANË, 17 qershor /ATSH- I. Vata/ – “Rruga e Arbrit” tashmë është një realitet, është një premtim i mbajtur i Qeverisë dhe e Kryeministrit Rama për të bërë realitet ëndrrën e madhe të dibranëve.

Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në fjalën e hapjes së ceremonisë së fillimit të punimeve, tha se kjo vizitë e Kryeministrit Rama në Dibër ka mbledhur bashkë dibranët në këtë shesh për ëndrrën e madhe të “Rrugës së Arbrit”.

“Sot, legjendës i ka ardhur fundi, ‘Rruga e Arbrit’ nuk është një dëshirë, por përmbushja e një premtimi. Rruga e Arbrit është një premtim i mbajtur, është një rrugë strategjike, një aset kombëtar, që do të bashkojë shqiptarët”, – tha Xhaçka.

Më tej, ministrja shtoi se “shumë shpejt Dibra me lumin Drin, me ujërat e Lurës, Korabin nuk do jetë një zonë e thellë e izoluar, por një mundësi turizmi. Falë kësaj rrugë asnjë fermer nuk do të rrijë pa gjetur treg për prodhimet e veta”.

“Keni dëgjuar kaq shumë premtime, por tashmë është realitet, pasi ‘Rruga e Arbrit’ është financuar nga Tirana në Bllatë. Nuk do të kemi një Dibër të pashpresë këtu dhe një Dibër të ndarë, por një Dibër të tërë dhe garancia për këtë është Kryeminisitri Edi Rama dhe më lejoni ta falënderoj në emrin tuaj”, – tha Xhaçka. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.