Schmeichel spektakolar dhe Peruja që dështon në gjithçka

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Ndeshja e dytë kualifikuese e grupit C, ajo midis Perusë dhe Danimarkës ka përfunduar me rezultatin 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 14-të të pjesës së dytë, nga Yussuf Poulsen, i cili përfundoi një kundërsulm të nisur nga Eriksen.

Danimarka fitoi në “Mordovia Arena” një ndeshje që në Peru do ta kujtojnë për një kohë të gjatë. Nordikët shfrytëzuan një nga dy shanset e qarta që kishin gjatë ndeshjes. Ndërkohë, një Peru që luajti mrekullisht, por që dha një recital me gabime në finalizimin e aksioneve.

Peruja kishte qenë duke pritur plot 36 vjet për këtë botëror dhe lojtarët e saj u shfaqën në fushë si një ciklon.

Peruja ka pasur rastin më të mirë për të kaluar në avantazh në 46’, kur Cueva humbi 11-metërshin (të dhënë me teknologjinë VAR) që do t’i jepte Perusë epërsinë. Ai e shpërdoroi duke e dërguar topin lart mbi traversë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo midis Francës dhe Australisë, përfundoi me fitoren e gjelave me rezulatin 2-1. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.