KAZAN – Franca fiton ndaj Australisë me rezultatin 2-1

KAZAN, 16 qershor /ATSH/ – Ndeshja e grupit C mes Francës dhe Australisë përfundoi me rezultatin 2-1 ku Antoine Griezmann përfundoi duke shënuar sot kundër Australisë (2-1)… në sajë të video-arbitrazhit (VAR).

Është hera e parë që video-arbitrazhi (VAR) përdoret në këtë Kupë të Botës në Rusi, Botërori i parë me këtë teknologji.

Ishte një ndërhyrje ndaj Griezmannit ajo që shtyu VAR-in të ndërhyjë, pasi gjyqtari Andres Cunha fillimisht nuk mendoi se ishte 11-metërsh.

Për ta vërtetuar këtë arbitri uruguajan, Andres Cunha ka vendosur të kërkojë video-arbitrazhin me xhestin karakteristik duke vizatuar një ekran me gishtat e tij.

Në këtë video shihet autraliani, Joshua Risdon që godet lehtë Griezmann. Cunha jep penalltinë, pavarësisht fishkëllimave të shumta të tifozëve australianë.

I pari që kaloi në avantazh ishte ekipi i Francës me anë të Griezmann, i cili në minutën e 58, pasi fitoi një 11-metërsh të dhënë nga VAR goditi saktë duke shënuar në rrjetë.

Në minutën e 62 do të ishte Australia që do të barazonte Francën dhe kur sfida po shkonte drejt fundit, do të ishte mesfushori i Manchester United, Pol Pogba që do të realizonte golin e fitores për Francën./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.