Argjentinë-Islandë 1-1. Messi merr dhe humbet 11-metërsh

374

TIRANË, 15 qershor/ATSH-ANSA/ Leo Messi humbi një 11-metërsh në pjesën e dytë dhe Argjentina nuk shkoi përtej barazimit 1-1 me Islandën në ndeshjen e hapjes së Kupës së Botës Rusi 2018 në “Otkrytie Arena”m përpara 44190 shikuesve.

Në minutën e 64′ Messi nuk arrin të kthejë në gol një 11-metërsh të cilin e fitoi po vetë.

Argjentina mori kryesimin në minutën e 19-të, me një gol nga lojtari i “Manchester City” Sergio Kun Aguero, pas topit të dhënë nga Marcos Rojo.

Në të 23′ Alfred Finnbogason barazon për Islandën.

Në minutën e 64-t “Pleshti” nuk arriti t’i përgjigjej rivalit të tij historik Cristiano Ronaldo, i cili dje shënoi plot 3 herë ndaj Spanjës. Nga pika e bardhë e 11-metërshit Messi nuk arriti të mposhtë portierin veteran të Islandës, Halldorsson, i cili i kuptoi krahun duke mos e lejuar të shënojë.

Në atë moment ngazëllimi i mbështetësve islandezë shpërtheu me vallen tradicionale “Gejzer”, tashmë e admiruar edhe gjatë Kampionatit Europian dy vjet më parë në Francë, ku ekipi i Islandës i befasoi të gjithë me paraqitjen e shkëlqyer që bëri.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin D, ku bëjnë pjesë edhe ekipet e Kroacisë e Nigerisë, të cilat do të ndeshen po sonte në orën 21.00. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.