Shqipëria me përfaqësues në Komitetin e të Drejtave të Njeriut në OKB

TIRANE, 15 qershor/ATSH/- Gentian Zyberi nga Shqipëria u zgjodh anëtar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2019-2022 gjatë Takimit të 36-të të Shteteve palë Konventës për të Drejtat Politike dhe Civile, që u zhvillua në Nju Jork.

Gentian Zyberi është i pari ekspert i të drejtave të njeriut nga vendi ynë që anëtarësohet në këtë Komitet, që nga hyrja në fuqi e Konventës për të Drejtat Politike dhe Civile për Shqipërinë në vitin 1992.

Rritja e përfaqësimit të vendit në organet e të drejtave të njeriut të OKB është një angazhim konstant i diplomacisë shqiptare dhe kontribut i drejtpërdrejtë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.