MAKINA – Një ”Pagani Zonda S” shndërrohet në pikturë lëvizëse

MONAKO, 15 qershor /ATSH/ – Kompania italiane e modës “Foglizzo” prezantoi një projekt të realizuar në bashkëpunim me shtëpinë e automjeteve supersportive “Pagani” dhe artistin Shalemar Sharbatly.

“Pagani” ka dhënë një ekzemplar të modelit “Zonda S” të vitit 2002 që është kthyer në një pikturë të vërtetë.

Mbi këtë makinë artisti Shalemar Sharbatly ka realizuar një vepër të vërtetë arti në lëvizje duke kombinuar ngjyrat për të gjallëruar më shumë format gjarpëruese të veturës dhe duke i dhënë sfonde të ndryshme të dyja anëve. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.