PEKIN- Rriten ndjeshëm investimet e huaja ne Kinë

367

PEKIN, 14 qershor /ATSH/ – Investimet e huaja direkte, në pjesën kontinentale të Kinës, janë rritur me 7,6% krahasuar me të njejtën periudhë e vitit të kaluar, rreth 9 miliardë dollarë amerikanë, gjatë muajit maj, sipas CRI-së.

Gjatë pesë muajve të parë, hyrja totale e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) është rritur 1,3 %, në rreth 54 miliardë dollarë.

Kompanitë e reja të huaja, të krijuara gjatë kësaj periudhe, kanë shënuar një rritje me mbi 97% , dhe numërohen më shumë se 24 000 të tilla.

IHD-të në sektorin e teknologjisë së lartë përbëjnë 20 % të totalit të tyre. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.