PARIS – Franca e gatshme të presë migrantë të « Aquarius » nëse përmbushin kriteret e azilit

116

PARIS, 14 qershor /ATSH-AFP/ – Franca është e gatshme të presë migrantë të anijes « Aquarius » të cilët përmbushin kriteret e së drejtës për azil pas shqyrtimit të situatës së tyre në Spanjë, shteti ku anija pritet të ankorohet ditën e shtunë, njoftoi sot Ministria franceze e Punëve të Jashtme.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ky propozim i ministrit Jean-Yves Le Drian i bërë në drejtim të homologut spanjoll u mirëprit nga Spanja, e cila do të presë anijen e një OJQ-je që ka shpëtuar 629 migrantë, pasi Roma refuzoi ankorimin e saj, duke shkaktuar një krizë diplomatike mes Parisit dhe Romës dhe ilustruar krizën migratore në Europë./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.