FRANCË – Bisedë e ngrohtë telefonike Macron-Conte pas tensioneve për migrantët

PARIS, 14 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë të ngrohtë telefonike, dje në mbrëmje, me shefin e qeverisë italiane, Giuseppe Conte, në mes të krizës diplomatike midis dy vendeve, njoftoi ministrja franceze e Punëve të Jashtme, Nathalie Loiseau.

“Emmanuel Macron dhe Giuseppe Conte zhvilluan dje në mbrëmje një bisedë të ngrohtë  telefonike”, deklaroi sot në mëngjes Loiseau për radion “Europe 1”.

“Ne shpresojmë se Giuseppe Conte do të vijë”, shtoi ajo në lidhje me vizitën e kryeministrit italian në Paris, që parashikohet për nesër dhe që Roma kërcënoi se do ta anulonte nëse Franca nuk kërkonte falje pas deklaratave të Macron të gjykuara të papranueshme sipas Romës.

Presidenti francez dënoi dje pjesën e cinizmit dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë italiane pas refuzimit të saj për të pritur anijen “Aquarius” me 629 migrantë./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.