BRUKSEL – BE-ja miraton tarifat e reja doganore kundër SHBA-së

129

BRUKSEL, 14 qershor /ATSH-DPA/ – Vendet e Bashkimit Europian miratuan sot një sërë tarifash hakmarrëse ndaj importeve të SHBA-së ndërsa unioni i është përmbajtur premtimit të tij për t’iu përgjigjur tarifave amerikane të çelikut dhe aluminit, sipas burimeve të BE-së.

Vendet e BE-së kanë dhënë dritën jeshile për një liste të produkteve të propozuara nga Komisioni Europian që do të  preken nga tarifat doganore ku përfshihen mallra të SHBA-së si,  kikirikë, lëng portokalli, motoçikleta dhe uiski.

Lista do t’i dërgohet komisionit për miratim, ndërkohë që institucioni I BE-së pritet të përfundojë procesin deri në fund të qershorit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.