RUSI 2018: Spanja shkarkon trajnerin 48 orë para fillimit të Botërorit

110

TIRANË, 13 qershor/ATSH-ANSA/ Federata Spanjolle e Futbollit ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui nga posti i tij si trajner i përfaqësueses së Spanjës, 48 orë para fillimit të Botërorit. Kreu i kësaj federate, Luis Rubiales e njoftoi këtë lajm gjatë një konference për shtyp.

“Falënderojmë Lopetegui për punën e bërë deri tani, por në këtë pikë është e nevojshme ta heqim nga pozita e tij”, – tha Rubiales.

Arsyeja e këtij precedenti është dalja e lajmit të kontratës së re që trajneri i shkarkuar Lopetegui ka nënshkruar me galaktikët e “Real Madridit” për të marrë postin e Zinedin Zidanit, të dorëhequr disa ditë pas fitimit të Champions Legue.

Trajneri i ri i “Furisë së kuqe” është caktuar Fernando Hierro, i cili deri tani ka mbajtur postin e drejtorit sportiv të Federatës Spanjolle të Futbollit, ndërsa para kësaj ka qenë trajner i dytë në kohën kur “Realin” e drejtonte italiani Carlo Ancelotti e më pas drejtues i klubit spanjoll “Ovideo”.

“Unë fola me lojtarët, – shtoi Rubiales. – Ata do të punojnë shumë me menaxhimin e ri teknik për të fituar Kupën e Botës”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.