Rikonstruksion i 6 qendrave shëndetësore në Durrës

167

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ – Vetëm në qarkun e Durrësit, do t’i nënshtrohen rikonstruksionit 6 qendra shëndetësore.

Në prezantimin e projekteve investuese nga qeveria për këtë qark, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli deklaroi se “këtë vit të do të rikonstruktohen në Durrës, qendrat shëndetësore në lagjen 6, 8 dhe 5, qendra shëndetësore në Shënavlashit, në Krujë dhe në Ishëm”.

Vlera totale e këtij investimi do të jetë mbi 22 milionë lekë dhe do të përfitojnë mbi 63 mijë banorë.

Por  investimet e qeverisë nduk do të ndalen vetëm në qendra shëndetësore. Edhe spitali i Pediatrisë do t’i nënshtrohet rikonstruksioni ku ofrohet shërbim cilësor, ndonëse sot nuk është në ato kushtet që duhet të jetë, por brenda vitit tjetër do të jetë brenda standardeve që kemi vendosur për t’i kthyer spitalet e fëmijëve në spitale miqësore”, – deklaroi Rakacolli.

Në spitalin e Durrësit, tha zv.ministrja, muajin e kaluar janë instaluar disa aparatura, që janë pjesë e investimit tjetër që bëhet në një vlerë prej 4.5 milionë euro për të gjithë Shqipërinë dhe që qarku i Durrësit ka përfituar 680 mijë euro investim.

Ajo tha më tej se për herë të parë në 4 vjet do të rehabilitohen 300 qendra shëndetësore në të gjithë vendin.

“Asnjë herë nuk ka ndodhur që në këtë njësi kohe të rehabilitohen një numër i tillë i Qendrave Shëndetësore”, – tha Rakacolli ndërkohë shtoi se shërbimi shëndetësor cilësor ka filluar të ofrohet në qendrat e rikonstruktuara, siç ka ndodhur në Laprakë, Kamëz, në Katriot, Shupenzë, Maqellarë të Dibrës, në Libofshë të Fierit, në Gjirokastër edhe këtu në Maminas.

Rakacolli tha se ky shërbim cilësor shëndetësor ofrohet edhe në Kurjan, Roskovec, me ambiente jo vetëm mirë të rindërtuara nga ana e infrastrukturës, por edhe të pajisura sipas standardeve që duhet të ofrojë një qendër për shërbim dinjitoz.

“Ky shërbim do të ofrohet edhe në 80 qendrat e para që mbarojnë sivjet në të gjithë Shqipërinë nga Veriu në Jug”, – tha zv.ministrja. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.