“Rally Albania”, mbyllet pa asnjë incident në qarkun e Dibrës

142

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ – Në Qarkun e Dibrës për dy ditë me radhë u zhvillua edicioni i 14-të, Rally Albania “Motorsport Club Albania”, aktivitet me karakter jo vetëm sportiv, por edhe promovim kulturor të Shqipërisë dhe natyrës së saj tek pjesëmarrësit e huaj dhe vendas që marrin pjesë në garë.

Në kuadër të këtij aktiviteti Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër (policia rrugore dhe ajo e rendit), morën një sërë masash për mbarëvajtjen dhe zhvillimin sa më të qetë të aktivitetit.

Gjatë këtij aktiviteti në qarkun e Dibrës nuk u zhvillua asnjë incident rrugor.

Policia Rrugore u angazhua me shërbime të përforcuara, duke marrë masa për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke dhënë përparësi kryesisht në akset dhe zona rurale vende ku dhe u zhvillua itinerari i këtij aktiviteti.

Ky aktivitet u mbyll me suksese dje në qarkun e Dibrës, ku pjesëmarrësit në këtë garë kanë vijuar në destinacione të tjera të Shqipërisë.

Rreth 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme të botës po garojnë nga data 9-16 qershor në edicionin e 14-të të garës më të vjetër në Ballkan “Rally Albania”. Pjesë e trofeut mesdhetar “Mediterranean Rally Raid Trophy”, i cili përfshin garat e tre shteteve Marok-Greqi-Shqipëri, në “Rally Albania”, sportistët konkurrojnë mes tyre në 4 kategori Moto, Quad, Car, Ssv.

Ky aktivitet është gjtihashtu një ngjarje promovuese për Shqipërinë, për pjesëmarrësit e huaj dhe jo vetëm./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.