NJU JORK – Rusia kërkon heqjen e sanksioneve të OKB-së kundër Koresë së Veriut

86

NJU JORK, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Rusia i kërkoi sot Këshillit të Sigurimit në OKB që të analizojë heqjen progresive të sanksioneve ekonomike kundër Koresë së Veriut pas marrëveshjes së nënshkruar me SHBA-në për denuklearizimin e vendit.

OKB-ja miratoi vitin e kaluar tre seri sanksionesh të ashpra kundër Phenianit, që prekin kryesisht eksportin e karbonit, hekurit, peshkimin dhe tekstilin, si dhe limitoi furnizimin e saj me naftë.

Këto masa u vendosën pas lëshimit të raketave dhe një testi bërthamor të kryer nga Pheniani, që u gjykua kërcënues nga komuniteti ndërkombëtar. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.