GREQI – Marrëveshja për emrin e Maqedonisë indinjon të djathtën në Shkup dhe Athinë

397

ATHINË, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit që Maqedonia të emërohet Maqedonia e Veriut ka indinjuar sot opozitat e djathta në të dy anët e kufirit.

Ky kompromis u përshëndet dje nga dy kreyeministrat, ai grek Aleksis Cipras dhe ai maqedonas, Zoran Zaev si një marrëveshje historike.

Megjithatë në dy kryeqytetet, përgjegjësit e së djathtës kanë shpalosur vullnetin e tyre për të penguar marrëveshjen, që ende nuk është ratifikuar zyrtarisht.

Presidenti maqedonas i afërt me opozitën nacionaliste, Gjorge Ivanov, deklaroi se nuk do të nënshkruajë.

“Ky është pozicioni im përfundimtar dhe nuk do të ndryshojë nën presion”, theksoi ai në një mesazh drejtuar kombit.

Nga ana tjetër rivali konservator i Ciprasit, Kiriakos Micotakis, ngriti kërcënimin e një mocioni mosbesimi që mund të paraqitet të enjten ose të premten sipas medias greke. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.