Fusha e mbetjeve në Durrës mbyllet në vjeshtë 2019

TIRANË, 13 qershor/ATSH-Maela Marini/ – Qeveria është e angazhuar për të mbyllur zonën kanceroze të fushës së mbetjeve në Durrës deri në fundin e vjeshtës së ardhshme.

Kështu siguroi sot, kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projekteve për qarkun e  Durrësit.  “Kjo zonë ka qenë e tillë dhe më parë, por ka qenë në një territor shumë larg vendeve të banuara. Sot është e rrethuar me zona të banuara, sepse Durrësi është zgjeruar”, tha Rama.

Kryeministri premtoi se “skena e këtij ‘apokalipsi’ do të mbyllet deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm, për t’u kthyer në një park, ndërsa mbetjet do të trajtohen në Tiranë.

“Impianti që do të trajtojë mbetjet ka një farë kostoje, por më e rëndësishmja është kostoja që krijohet në mjedis”, tha Rama.

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.