3.5 milionë euro për rikualifikimin urban të zonës së Shkëmbit të Kavajës

TIRANE, 13 qershor/ATSH/- Zona e Bregdetit te Shkëmbi i Kavajës do ti nënshtrohet një projekti rehabilitimi me investime të buxhetit të shtetit.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati bëri të ditur sot në Durrës ku u zhvillua turi i llogaridhënies, se brenda këtij muaji nis projekti i rikonstruksionit të rrugëve të brendshme dhe rikualifikimi i zonave te Shkëmbi i Kavajës.

Sipas Bonatit përfitues janë 25 mijë banorë të zonës dhe projekti pritet të përfundoj në muajin maj të vitit 2019. Ndërsa investimi llogaritet në vlerën e 3.5 milionë eurove.

“Zona e bregdetit te Shkëmbi i Kavajës synohet të jetë e shtruar me trotuare, gjelbërim, ndriçim si dhe me të gjithë elementët urbanistik që nevojiten”, deklaroi ai.

Gjatësia e rrugëve të brendshme ku do të ndërhyhet llogaritet 6.3 km dhe sipërfaqja e shesheve shkon në 4 200 m2./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.