SOFT NEWS – Çfarë hëngrën Trump dhe Kim?

SINGAPOR, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Koktejl me karkaleca, mish derri krokant, salcë të athët dhe tartë San Trope.

Menuja e drekës që përmbylli sot samitin historik midis Donald Trump dhe Kim Jong Un ishte një përzierje e rafinuar e pjatave perëndimore me ato aziatike.

Në antipastë, presidenti i SHBA-së, lideri i Koresë së Veriut dhe stafet e tyre do të degustojnë një koktejl karkalecash, një sallatë me mango jeshile dhe oktapod dhe një specialitet korean, oi-sean, një platë e përgatitur nga mbushja e trangujve të skuqur me mish dhe garniturë me vezë dhe më pas e mbuluar me lëng mishi.

Pjata kryesore, mishi viçi i karamelizuar me verë, me patate furre të gatuara me qumësht, hudhër dhe gjalpë si dhe brokoli, varietet japonez, një kombinim i mishit të derrit krokant me salcë të athët dhe të ëmbël dhe oriz kinez si dhe merluc në prush apo “daegu jorim” (peshk i shoqëruar me salcë soje dhe rrepka).

Për ëmbëlsirë në fund, një tartë me çokollatë të zezë, akullore me vanilje dhe me pure qershie, apo një tartë San Trope.

Rreth tryezës, nga ana amerikane, Donald Trump do të shoqërohet nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, në vijën e parë që prej njoftimit të samitit tre muaj më parë, nga sekretari i përgjithshëm i Shtëpisë së Bardhë John Kelly si dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, John Bolton, armik i betuar i koreano-veriorëve për qëndrimet e tij pro sulmeve paralajmëruese kundër Phenianit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ambasadori i SHBA-së në Filipine, Sung Kim, mjaft i përfshirë në bisedimet përgatitore përpara samitit, dhe Matthew Pottinger këshilltar për Azinë i presidentit do të kompletojnë delegacionin.

Nga pala koreano-veriore, Kim Jong Un do të shoqërohet nga krahu i tij i djathtë, Kim Yong Chol, i cili së fundmi zhvilloi një vizitë në SHBA ku u prit në Shtëpinë e Bardhë për të rinisur samitin pas anulimit në mënyrë të papritur nga ana e Donald Trump,më pas nga zëvendëskryetari i komitetit qendror të partisë në pushtet, Ri Su Yong dhe ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Ri Yong Ho dhe No Kwang Chol.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Choe Son Hui, ku deklaratat agresive kundrejt zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence përshpejtuan anulimin e përkohshëm të samitit nga ana e Uashingtonit, do të jetë gjithashtu e pranishme, si dhe dy zyrtarë të tjerë të lartë të partisë në pushtet, Kim Yo Jong dhe Han Kwang Sang./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.