SHKUP – Zaev: Marrëveshja me Greqinë për emrin, “Republika e Maqedonisë së Veriut”

BEOGRAD, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Athina dhe Shkupi arritën një marrëveshje historike pas shekujsh mbi emërtimin “Republika e Maqedonisë së Veriut” nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, njoftoi sot Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

“Kjo marrëveshje do t’i nënshtrohet një referendumi në Maqedoni”, – deklaroi Zaev në një konferencë për shtyp.

Marrëveshja i hap rrugën heqjes së bllokadës greke për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Ne besojmë se Maqedonia do të marrë një ftesë për t’u bërë anëtari i 30-ë i NATO-s në samitin e Aleancës më 12 korrik”, – tha Zaev. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.