Rikualifikim urban në zonën e plazhit në Shkëmbin e Kavajës

211

TIRANE, 12 qershor/ATSH/- Qeveria do të shtrijë investimet edhe pranë Shkëmbit të Kavajës.

Në këtë pikë strategjike, nga maja e të cilit Durrësi shihet si në pëllëmbë të dorës, ka një përqendrim të madh jo vetëm banorësh por edhe turistësh.

Nga Durrësi ku u zhvillua mbledhja e qeverisë, kryeministri Rama tha se “jemi në një fazë të avancuar të një projekti të madh për rindërtimin e të gjithë rrugëve të brendshme dhe rikualifikimin urban të hapësirave publike brenda një blloku të konsiderueshëm në zonën e plazhit në Shkëmbin e Kavajës”.

Ai tha se ky investim sjell një rivitalizim të qenësishëm të kësaj zone turistike që ka një intensitet të madh jo vetëm banorësh por edhe turistësh. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.