Meta uron 27-vjetorin e PS-së: Suksese në funksion të së ardhmes evropiane!

223

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Presidenti Ilir Meta uron drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e partisë Socialiste me rastin e 27-vjetorit të themelimit të kësaj force politike. Presidenti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” u uron suksese socialistëve në atë që e quan përmbushje të përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes evropiane të vendit.

“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë”, shkruan presidenti Ilir Meta. /j.prifti/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.