KOMENT – Grekët dhe maqedonasit mbajnë frymën për çështjen e emrit

113

ATHINË, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Grekët dhe maqedonasit u shprehën sot, në prag të zgjidhjes së mosmarrëveshjes së tyre prej më shumë se një çerek shekulli, për emrin e Maqedonisë, një zgjidhje që do të zhbllokonte ankorimin e këtij shteti të vogël ish-jugosllav në BE dhe NATO.

Përgatitur që prej disa javësh, skenari parashikon se një marrëveshje për të riemërtuar këtë vend ishte vendosur gjatë një bisede telefonike mes dy kryeministrave, grekut Aleksis Cipras dhe maqedonasit, Zoran Zaev.

“Ne do të vazhdojmë bisedën tonë dhe nëse nuk ka një marrëveshje, ne do të informojmë publikun”, deklaroi Zaev, në kuadër të një forumi ekonomik në Shkup, kryeqyteti maqedonas.

Ai u kërkoi të gjitha partive politike të mbështesin një zgjidhje të mundshme.

“Besoj se ne do ta arrijmë nesër”, ishte shprehur dje në mbrëmje ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, në përpjekje që prej gjashtë muajsh për të negociuar një zgjidhje me homologun, Nikola Dimitrov.

– Më shumë kohë –

Bisedimet dypalëshe filluan pas ardhjes në pushtet të social-demokratit, Zaev, i cili pasoi nacionalistin, Nikola Gruevski.

Çështja për një zgjidhje për Maqedoninë mori një dritë jeshile në samitin europian në fund të qershorit për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE dhe një ftesë për t’iu bashkuar NATO-s në samitin e Aleancës më 11-12 korrik.

Athina bëri që avancime të tilla të varen nga një zgjidhje e çështjes së emrit duke parashikuar që kjo ish-Republikës jugosllave të shtojë një përcaktues për emrin e saj të Maqedonisë dhe të rishikojë Kushtetutën për të garatuar që ky emër të përdoret si ndërkombëtarisht si në plan të brendshëm.

“Nëse diskutimi mbyllet sot, ne do të kemi vendosur gjithashtu për zgjidhjen e emrit”, deklaroi dje në mbrëmje Kotzias, sipas të cilit i mbetet Shkupit të arbitrojë mes emrave Maqedonia e Veriut, Maqedonia e Epërme dhe Maqedonia e Re.

– Thirrjet nacionaliste –

Por, në çdo krah të kufirit, ky kompromis është luftuar nga bandat nacionaliste.

I afërt me të djathtën nacionaliste, presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov refuzoi dorën e shtrirë nga Zaev.

“Është papërgjegjshmëri që çështja e emrit (…) të debatohet në telefon mes kryeministrave”, u shpreh i indinjuar në një deklaratë të shkruar duke rikonfirmuar nevojën për një konsensus kombëtar më të gjerë.

Ndërkohë, 140 vende, përfshirë SHBA-në dhe Rusinë e kanë quajtur me emrin Maqedoni dhe në kohën e qeverive konservatore të Demokracia e (2004-2009), Greqia ka qenë e vendosur për nevojën e një kompromis.

Projekti për zgjidhjen parashikon në të gjitha rastet që Greqia do t’i heqë rezervat për një hyrje të Maqedonisë në NATO vetëm në përfundim të procesit të ratifikimit./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.