FOTO/ Pse Skënderbeu ishte faktor uniteti mes Shqipërisë dhe Greqisë

540

FOTO/ Pse Skënderbeu ishte faktor uniteti mes Shqipërisë dhe Greqisë

FOTO/ Pse Skënderbeu ishte faktor uniteti mes Shqipërisë dhe Greqisëhttps://ata.gov.al/2018/06/12/foto-pse-skenderbeu-ishte-faktor-uniteti-mes-shqiperise-dhe-greqise/Albanologu Titos Jochalas tha në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se ''Skënderbeu është një figurë e madhe jo vetëm për Shqipërinë por dhe për Europën". Ai tha se "shqiptarët kanë figurën dykrenare ku një kokë duhet të shohë në Europë, ndërsa koka tjetër duhet të shoh brenda vetvetes që shqiptarët të mos humbasin traditat, gjuhën, pra vlerat që kanë sot shqiptarët''.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 12.06.2018

TIRANË, 12 qershor/ATSH-A.ALLA/ – Aktivitetet shkencore të mbajtura në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, vazhdon të ngjallë interes jo vetëm nga publiku por edhe nga studiues të shquar të huaj dhe shqiptarë që prezantojnë për herë të parë studimet e tyre shkencore, mbi vlerat e paçmueshme që figura e heroit ka tejçuar në shekuj në letërsinë por jo vetëm.

Ndërsa për disa kjo figurë mbetet frymëzuese dhe simbol i lirisë dhe luftës ideale, për të tjerë Skënderbeu mbetet hero jotipik për shkak të karakterit dhe simbolikës që ai mbart përtej kufijve.

Pas ligjëratës së mbajtur sot në nder të figurës së Skenderbeut, albanologu Titos Jochalas tha në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se ndjehet i nderuar që është ftuar zyrtarisht nga kryeministri i vendit, për të folur mbi veprën e tij albanologjike ”Skënderbeu në historiografinë dhe letërsinë greke moderne”.

”Skënderbeu është një figurë e madhe jo vetëm për Shqipërinë por dhe për Europën. Kam konstatuar se shtatorja sot e Skënderbeut ka ende shpatën e tij të diplomacisë ndoshta për të bërë beteja të tjera fitimtare për Shqipërinë dhe popullin e tij shqiptar”, – u shpreh Jochalas.

Ai tha se ”figura e Skënderbeut është simbol uniteti midis grekëve dhe shqiptarëve pikërisht e epiriotëve. Grekët e kanë vënë Skënderbeun si një figurë që bashkoi grekët gjatë revolucionit kombëtar dhe si një figurë me fitoret kundër turqve, ka mbetur një simbol unik. Për këtë gjë heroi kombëtar ka emocionuar grekët dhe janë shumë libra që janë shkruar deri sot të cilat janë një thesar i unitetit ballkanik”.

Në fund albanologu Jochalas u shpreh për simbolin tonë se,”shqiptarët kanë figurën dykrenare ku një kokë duhet të shohë në Europë, ndërsa koka tjetër duhet të shoh brenda vetvetes që shqiptarët të mos humbasin traditat, gjuhën, pra vlerat që kanë sot shqiptarët”.

Konferenca Albanologjike është e ndarë në tre sesione. Sesioni i parë nisi në maj dhe përfundon më 26 qershor. Sesioni i dytë gjatë muajve shtator dhe tetor. Të dy këto sesione i janë dedikuar ligjëratave të gjata të studiuesve të ndryshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Dhe sesioni i fundit, ai i tretë, në nëntor ku do të publikohen dhe konkluzionet, teksa të gjitha studimet dhe punimet do të publikohen në një moment të dytë gjatë vitit 2019. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.