FUTBOLL – “AC Milan” hap të ri drejt futbollit të femrave

ROMË, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Klubi prestigjioz italian “AC Milan” njoftoi blerjen e një ekipi futbolli për femra që do të marrë pjesë në kampionat që në sezonin e ardhshëm.

«’AC Milan’ njoftoi se duke filluar nga sezoni 2018/2019 do të marrë pjesë për herë të parë në historinë e klubit, në Kampionatin e Serisë A për femra me blerjen e ‘ACF Breshia’», bëhet e ditur të një komunikatë të klubit.

“ACF Breshia”, një klub i futbollit për femra përfundoi sezonin 2017/2018 duke prekur finalen e Kupës së Italisë, fituar nga Fiorentina dhe finalen e kampionatit që u fitua nga “Juventus” femra.

Ekipi i “Breshias” ka fituar që prej krijimit dy tituj kampionë dhe tre të Kupës së Italisë.

Kjo blerje dëshmon se “AC Milan” po hedh një hap tjetër në kuadër të projektit të Federatës italiane të Futbollit për zhvillimin e futbollit për femra.

“AC Milan” po ndjek në këtë mënyrë hapat e “Juventus Torino”, i cili bleu vitin e kaluar licencën e klubit të futbollit për femra të “Cuneo”-s, «Cuneo Calcio Feminile» duke e renditur “Juventus Women” kampione të Italisë që në vitin e saj të parë në sajë të investimeve të familjes Agnelli. /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.