Bushati përshëndet marrëveshjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ – Arritja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së emrit të kësaj të fundit, është përshëndetur nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ministri Bushati, ka uruar të dyja vendet për marrëveshjen e arritur mbi çështjen e emrit, duke theksuar se kjo marrëveshje i shërben rrugëtimit euroatlantik jo vetë të një vendi, por të gjithë rajonit.

“Urime fqinjëve dhe miqve tanë që përparuan duke arritur marrëveshjen mbi çështjen e emrit! Kjo hap rrugën e integrimit në familjen euro-atlantike jo vetëm të një vendi, por për gjithë rajonin. Pavarësisht gjithë veçantive, diplomacia funksionon”, shkruan Bushati. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.