SOFT NEWS – Koktejle “Kim” apo “Trump”, samiti frymëzon baret dhe restorantet

SINGAPOR, 11 qershor /ATSH-AFP/ – Tacos “El Trumpo” apo “Njeriu-raketë”, koktejlet “Bromance”, “Trump” apo “Kim”…

Menutë e restoranteve dhe bareve konkurrojnë me imagjinatën, një ditë para samitit historik mes dy drejtuesve koreano-verior dhe amerikan.

Qyteti i juglindjes aziatike ka qenë gjithmonë krenar për dinamizmin e gastronomisë së tij dhe janë të shumta lokalet që kanë pritur rastin e takimit të shumëpritur që do ta vendosë të martën Singaporin në qendër të aktualitetit.

Në ”Lucha Loco”, një restorant meksikan, klientët mund të vendosin për “El Trumpo”, një pjatë meksikane me biftek të copëtuar dhe me tranguj turshi apo të vendosin për “Njeriun-raketë”, ashtu si presidenti amerikan quajti Kim Jong Un, një pjatë meksikane me pulë koreane të skuqur.

Dihet tashmë që presidenti amerikan i pëlqen burgerat dhe disa restorante kanë përfituar nga rasti për të bashkuar versionin e tyre me atë klasik të fast-food-eve amerikane.

Për këtë rast, të shumtë janë lokalet që kanë shtuar në pjatën tradicionale koreane, lakër turshi, e pranishme në Gadishullin Korean.

Tek “Sinfonia”, një restorant italian shumë i rafinuar, ku darkohet për minimalisht 138 dollarë të Singaporit (87 euro), është vënë theksi tek lideri koreano-verior.

E krijuar për këtë rast, menuja R.B.W (për “e kuqe, blu dhe e bardhë”) ngjyrat e përbashkëta të flamujve amerikanë dhe koreano-verior, propozojnë mish viçi japonez të cilësisë së lartë dhe havjarit, dy pjata të cilat Kim Jong Un do t’i adhuronte.

Në ”Hopheads”, një bar në afërsi të rrugës tregtare Orchard, propozon koktejlin “Bromance” ose romanca vëllazërore, ku bashkohet birra, tekila, koka-kola dietike dhe soju, një alkool korean.

Pak më larg, në “Escobar”, mund të degustosh për 12,60 dollarë të Singaporit një “Trump”, pije blu me bazë uiski amerikan ose një “Kim” koktejl i kuq me bazë soju./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.