SINGAPOR – Trump: Optimist para takimit me Kim Jong Un

SINGAPOR, 11 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti Donald Trump u shfaq optimist, i shoqëruar me një ndjesi padurimi, përpara samitit të shumëpritur me Kim Jong Un për denuklearizimin e Koresë së Veriut.

Vëmendja e mbarë botës është kthyer drejt Singaporit me të njëjtën pikëpyetje.

Presidenti amerikan, 71 vjeç, i cili pranoi, për habinë e të gjithëve, të takohej me trashëgimtarin e dinastisë së Kimëve, rreth 30 vjet më të vogël se ai, a do të ketë sukses aty ku të gjithë paraardhësit kanë dështuar?

“I lumtur që ndodhem në  Singapor, ekzaltim në ajër!”, ishte postimi i bërë në Twitter pas largimit nga G7-a në Kanada, që u eklipsua pas ndryshimit brutal të qëndrimit të tij duke shkaktuar tensione mjaft të larta me aleatët historikë të SHBA-së.

“Besoj se takimi do të shkojë shumë mirë”, shtoi ai më pas, me rastin e një dreke pune me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.