PEKIN – Çështja e globalizimit kërkon bashkëpunimin Kinë-BE

PEKIN, 11 qershor /ATSH/- Përfaqësuesi më i lartë i Kinës në Bashkimin Europian u bëri thirrje të dyja palëve që të punojnë së bashku për të përmirësuar globalizmin, sipas CRI-së.

Në një konferencë të fundit në Bruksel, ambasadori kinez, Zhang Ming, i bëri thirrje Bashkimit Europian të bashkëpunojë me Kinën kundër njëanshmërisë.

Ambasadori Zhang pranoi që globalizimi është shoqëruar me një sërë problematikash dhe njëanshmëria ka shfaqur një tendecë të rritjes së vazhdueshme në shkallë ndërkombëtare.

Ndërkohë që, Kina dhe BE-ja duhet të kenë parasysh rendin global të bazuar në rregulla dhe duhet të “ngrihen së bashku njëzërësh e të thonë jo”, shtoi kryediplomati kinez në BE. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.