ITALI – Roma kërkon ndihmën e NATO-s për çështjen migratore

164

ROMË, 11 qershor /ATSH-AFP/ – Autoritetet italiane kanë rritur ndjeshën ditët e fundit thirrjet në drejtim të NATO-s për të siguruar një ndihmë më të madhe në luftën ndaj migracionit të paligjshëm me origjinë nga Afrika Veriore.

“Nuk mund të kemi një bashkëpunim më të ngushtë mes NATO-s dhe Bashkimit Europian sesa në Mesdhe apo diku tjetër”, u shpreh sot kryeministri italian, Giuseppe Conte pas një takimi me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg.

Conte iu rikthye në këtë mënyrë idesë kryesore të maxhorancës së re qeverisëse italiane, e formuar nga Lëvizja 5 Yjet (L5Y, antisistem) dhe Liga (ekstremi i djathtë), që e konsideron Mesdheun si “frontin jugor” të NATO-s dhe migrantët si një rrezik potencial për shkak të rrezikut të infiltrimit terrorist./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.