FUTBOLL – “Roma” blen holandezin Kluivert

ROMË, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Justin Kluivert përgatitet të jetë blerja e katërt për këtë vit e ekipit të “Romës”.

Lojtari holandez mbërrin nesër në aeroportin “Fiumicino” si dhe do të zhvillojë vizitat mjekësore.

Megjithatë marrëveshja, ku flitet për rreth 20 milionë euro, ende nuk është mbyllur plotësisht.

Mbeten për t’u sqaruar disa detaje, megjithatë “Ajax” ka dhënë miratimin e tij paraprak. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.