FUTBOLL – Mancini: “Ëndërroj Katar 2022”

225

ROMË, 11 qershor /ATSH-AFP/ – Pasi ka humbur tre botërorë si lojtar, Roberto Mancini synon të marrë pjesë si trajner i Italisë.

“Bearzot nuk më thërriti në vitin 1986, sepse nuk kërkova falje, Sacchi me la jashtë në vitin 1994, sepse nuk ndryshova mendje mbi vendimin e vetëpërjashtimit dhe në vitin 1990, Vicini më thërriti, por pa më futur asnjëherë në fushë. Nuk kam luajtur një minutë të një botërori dhe e konsideroj një absurditet edhe pse në pjesën më të madhe faji ishte i imi”, – thotë trajneri i sapozgjedhur i Italisë në një intervistë për revistën “GQ”.

“Tani po mendoj për kualifikimin në Europian dhe të bëjmë një paraqitje të bukur, por e pranoj se ideja e botërorit më lëviz në mendje që tani”, – thekson Mancini.

Disa prej lojtarëve që mendon të rindërtojë ekipin janë Federico Chiesa dhe Mario Balotelli.

“Duke pasur parasysh se kombëtarja do të humbasë kockën e fortë që na ka mbajtur në sipërfaqe deri ditën e dështimit me Suedinë, kam nevojë për liderë të rinj. Mario ka moshën dhe kredibilitetin teknik për ta bërë këtë dhe për fat nuk është i vetmi”, – thotë trajneri i “axurrëve”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.