FOTO/ Investimet nga KESH, e shndërrojnë Komanin në atraksion turistik

TIRANE, 11 qershor/ATSH/- Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka rehabilituar aksin rrugor përgjatë hidrocentralit të Komanit, duke ofruar kështu një pamje të mrekullueshme.

Investimet e kryera nga KESH po ndihmojnë në promovimin e turizmit të zonës.

Aksi rrugor u shërben turistëve të shumtë të huaj e vendas, të cilët zgjedhin të vizitojnë Tropojën, përmes aksit rrugor Tiranë-Koman, për të vijuar më tej udhëtimin me traget nën bukurinë e freskinë e liqenit të Komanit.

/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.