Fillon faza e dytë e punime në aksin Vorë-Maminas, devijohet trafiku

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar do të fillojë ditën e martë në orën 06:00 të mëngjesit fazën e dytë të punimeve në segmentin rrugor Vorë-Maminas, në drejtimin Tiranë-Durrës.

ARRSH dhe Policia Rrugore në një deklaratë të përbashkët për mediet bën me dije se trafiku do të devijohet në orën 06:00 të mëngjesit në drejtimin Tiranë–Durrës dhe do të devijohet te karburant “Kastrati” në Vorë në rrugën dytësore Vorë–Marikaj–Maminas (te nënkalimi i dytë i Vorës).

Automjetet mund te përdorin sërish autostradën nga Maminasi në drejtim të Durrësit te mbikalimi i Maminasit.

Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat lëvizin nga Veriu në drejtim të Jugut, do të devijohen në Fushë-Krujë në drejtim të Kamzës duke shfrytëzuar rrugët alternative Tiranë–Unaza e Re-Kombinat–Ndroq–Durrës ose Tiranë–Unaza e Re–Elbasan–Rrogozhinë.

Drejtimi nga Durrësi për në Tiranë është i hapur për lëvizjen e automjeteve.

 

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIA

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR

POLICIA RRUGORE

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë medien dhe opinionin publik se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë-Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë-Kashar, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore, do të fillojë nesër në ora 06-00 të mëngjesit fazën e dytë të punimeve në segmentin Vorë-Maminas në drejtimin Tiranë-Durrës.

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë Rrugore është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

VORË – MAMINAS

Devijimi i trafikut në drejtimin Tiranë-Durrës fillon në orën 06:00 datë 12.06.2018.

Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë–Durrës do të devijohet te karburant “Kastrati” në Vorë në rrugën dytësore Vorë–Marikaj–Maminas (te nënkalimi i dytë i Vorës).

Automjetet mund të përdorin sërish autostradën nga Maminasi në drejtim të Durrësit te mbikalimi i Maminasit.

Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat lëvizin nga Veriu në drejtim të Jugut, do të devijohen në Fushë-Krujë në drejtim të Kamzës duke shfrytëzuar rrugët alternative Tiranë– Unaza e Re–Kombinat–Ndroq–Durrës ose Tiranë–Unaza e Re–Elbasan–Rrogozhinë.

Drejtimi nga Durrësi për në Tiranë është i hapur për lëvizjen e automjeteve.

Dalja për automjetet te mbikalimit në Marikaj për në rrugën dytësore do të jetë i bllokuar.

Dalja te mbikalimi i Vorës në drejtim të Veriut do të jetë e mbyllur për mjetet e rënda që lëvizin në drejtimin nga Durrësi drejt Veriut. Këto mjete do të shfrytëzojnë mbikalimin te “Casa Italia” në drejtim të Kamzës dhe në vijim.

Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.​

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vorë-Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.