BUKURESHT – Mijëra rumunë protestojnë kundër korrupsionit galopant

BUKURESHT, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Mijëra persona manifestuan dje në Bukuresht kundër korrupsionit galopant në postet e larta të qeverisë dhe administratës.

Protesta u zhvillua nga ana e socialdemokratëve kundër abuzimeve të gjykatësve në çështjet korruptive.

”Drejtësi, jo korrupsion’’ thërrsnin mijëra demonstrues duke ndriçuar sheshin me dritat e celularëve.

‘’Besoj se po rrëshqasim drejt një diktature dhe jam e terrorizuar’’, u shpreh një grua, e cila ishte një nga organizatoret e kësaj proteste.

Javën e kaluar, rreth 150 mijë persona manifestuan në mbështëtje të qeverisë dhe kundër atyre që përshkruhen si ”abuzues të pushtetit nga ana e gjykatësve në çështjet e korrupsionit”./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.