Tirane-Durrës rehabilitohet deri ne 1 korrik. Pas sezonit ndërhyrja tërësore

TIRANE, 10 qershor /ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar nis të hënën punimet  në segmentin e parë rrugor Kashar- Vorë pjese e autostradës Tiranë – Durrës. Punimet konsistojnë në shtrimin  e shtresës së asfaltit dhe rehabilitimin e plotë të rrugës sipas standardeve më të mira. Punimet kryhen në kuadër të projektit të Bankës Botërore “Menaxhim Mirëmbajtje Rehabilitim”.

Autoriteti Rrugor parashikon qe pas sezonit turistik të nisë ndërhyrja e plotë për ne te gjithë autostradën ndërkohe qe punimet në këtë segment te pare përfundojnë në fund të muajit korrik 2018.

Projekti për rehabilitimin parashikon disa ndërhyrje emergjente në shtresat asfaltike duke rehabilituar 31 metra katror. Që do të thotë  mbushje të gropave, në segmentet më të dëmtuara, si dhe do të hiqet asfalti aktual dhe do të shtrohet.

Ne këtë punë do ta mbarojmë deri në datën 1 korrik, që me fillim normal të sezonit turistik kjo rrugë të jetë e kalueshme. Në vazhdim të projektit të rehabilitimit të plotë të këtij segmenti autoriteti po punon që këtë projekt ta përkthejë në kushtet e manualit shqiptar dhe në bashkëpunim me ministrinë e Transportit dhe të Financave po punojnë që të gjejnë fonde nga buxheti i shtetit, me qëllim që pas sezonit turistik të bëjnë rehabilitimin e plotë të këtij segmenti. Kjo kontratë me BB, nuk ka të bëjë vetëm me segmentin Tiranë-Durrës, por ky ka rëndësinë e veçantë dhe për punimet ne segmentin hyrje-dalje te Pogradecit Qaf-Plloc, Orikum-Pashaliman, Shkoder-Murriqan,etj./e.xh/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.