Plazhet e Karaburunit, perlat ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

TIRANË, 10 qershor/ ATSH / – Vetëm pak kilometra në vijë tokësore nga Vlora, ngrihet magjishëm kepi i njohur i Karaburunit, i cili në turqisht do të thotë Kepi i Zi.

Gjire dhe plazhe mahnitëse shtrihen në gjithë vijën bregdetare që lagin kepin si ai i Shën Vasilit, Gjiri i Anglezit, Gjiri i Gramës, Gjiri i Ariut, Gjiri i Dafinës, etj. Janë të gjitha perla për të mos u humbur në këtë verë.

Gjiri i Dafinës është një prej bukurive natyrore më të veçanta që ofron gadishulli i Karaburunit.

Në morinë e gjireve detare që ka ky gadishull si, gjiri i Dafinës dhe të tjerët, Karaburuni bëhet vendi më i bukur në plazhet detare dhe më i pa-eksploruari.

Këto vende dhe gjire të bukur mund të vizitohen përmes udhëtimeve me mjete lundruese duke u nisur nga Vlora apo Orikumi. Pozicioni strategjik e ka bërë atë të vështirë për qasje masive të vizitorëve.

Vende të pazbuluara dhe të pa-ekspozuara gjenden akoma në turizmin shqiptar./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.