11 gjëra para se të vizitoni Shqipërinë

420

LONDËR, 9 qershor /ATSH/ – Faqja turistike e internetit “London City Calling” u kujton turistëve çka duhet të kenë parasysh kur vizitojnë Shqipërinë duke bërë njëkohësisht edhe një përmbledhje të aspekteve më të bukura të saj.

1 – Shqiptarët janë krenarë për vendin e tyre

Kudo që të shkoni në Shqipëri do të shihni flamuj të varur në dritare dhe godina ndërsa vendasit janë gjithnjë të gatshëm të flasin për vendin dhe historinë e tij interesante.

2 – Shqiptarët janë njerëzit më miqësorë

Ndoshta tregohem e anshme pasi të dyja herët që kam vizituar Shqipërinë kam qëndruar në familjen e një miku, megjithatë, sinqerisht shqiptarët janë disa prej njerëzve më miqësorë që kam takuar në udhëtimet e mia kudo në botë.

Nga çasti që mbërrita në Shqipëri më kanë përshëndetur me shumë përqafime, puthje dhe shumë, shumë oferta për të ngrënë. Të gjithë përpiqen të më bëjnë të ndihem e mirëpritur dhe ofrojnë çdo asistencë që munden. Gjatë vizitave të mia në Shqipëri përkëdhelem shumë dhe jam ndjerë gjithnjë si pjesë e familjes (që është diçka e madhe sepse familjet shqiptare janë shumë të mbyllura).

Edhe banorët që kam takuar jashtë familjes gjithnjë kanë qenë miqësorë dhe mikpritës, nga stafi shumë që të ndihmon në restorante deri tek një burrë i moshuar që po luante një lojë shaj në rrugë dhe më lejoi të bëja një foto.

3 – Shqipëria është jashtëzakonisht e lirë

Nëse vjen nga një vend si Britania e Madhe në Shqipëri, do të jetoni lehtësisht si një mbret vetëm me buxhetin e një udhëtari me çantë shpine.

Shqipëria është një nga vendet më të lira në Europë, por kjo s’do të thotë se do të merrni cilësi të dobët. Në Shqipëri përfiton një raport të lartë kosto-cilësi, me hotele të bukur me pesë yje pranë detit me vlerë që kushtojnë 40-50 paund nata dhe me ushqime si ky krep gjigant të mbushur me nutella dhe fruta më pak se një paund.

4 – Por, mos harroni të merrni para’

Në shumë vende të Shqipërisë, veçanërisht në qytete të vogla, pranojnë vetëm para (ose thjesht nuk pranojnë karta ndërkombëtare) kështu që sigurohuni të keni disa para me vete kur të vini.

Madje edhe në disa qytetet të mëdha, disa bankomate nuk pranojnë karta ndërkombëtare, por nëse kërkoni do të gjeni edhe bankomate që i pranojnë.

5 – Makina me qera është mënyra më e mirë për të qarkulluar

Të marrësh një makinë me qera është gjithashtu mënyra më e mirë për të shëtituar Shqipërinë si turist, por ki kujdes nga shoferët e këqinj dhe nga sipërfaqja jo e rregullt e rrugës. Pas rënies së komunizmit në në fillim të vitit 1992 kishte shumë pak makina në Shqipëri dhe ato përdoreshin vetëm nga zyrtarët e qeverisë, kështu që dhënia e makinës është një fenomen i ri dhe mund të ndodhë që të shohësh shoferë në krahun e gabuar.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që sduhet t’i japësh makinës pasi Shqipëria është një vend i bukur për t’u eksploruar me makinë, thjesht beni kujdes, mos ikni shumë shpejt dhe gjithnjë jini të kujdesshëm për ata që janë rreth jush.

6 – Është e pamundur të lëvizësh me tren

Me shumë mundësi është e pamundur të lëvizni me tren në Shqipëri, qoftë mes qyteteve apo rajoneve të ndryshme. Stacionet e trenit tashmë janë relike të braktisura dhe trenat vetë janë të shkatërruar ose lëvizin me një plan të limituar. Shumë banorë do të thonë as mos u lodh të kapësh një.

Ka autobusë dhe furgona nëse dëshironi të përdorni transportin publik, megjithatë, të kërkosh orare apo pika ndalimi do të jetë pak e vështirë. Sigurohuni të bëni kërkime paraprake dhe të jeni fleksibël me kohën.

7 – Shqipëria ka plazhe të bukur

Nëse e keni vendosur të vizitoni Shqipërinë si turist, me shumë mundësi jeni në dijeni të plazheve të bukur përgjatë bregdetit shqiptar.

Nëse do të qëndroni në kryeqytet, në Tiranë por doni të kaloni një ose dy ditë në plazh, shkoni në qytetin bregdetar të Durrësit ku do të gjeni plazhin e durrësit, plazhi më i madh dhe i vizituar në Shqipëri.

Në të kundërt, ju mund të shkoni në jug në Rivierën shqiptare, ku plazhe të artë takohen me yjërat e kristaltë përgjat Rivierës së mbushur me fshatra tradicionalë bregdetarë.

8 – Por, ka shumë më shumë se plazhet

Përveç plazheve me rërë të bardhë, Shqipëria ka shumë qytete emocionuees si Tirana dhe Durrësi, arkitekturë historike, kështjella dhe mbetje arkeologjike, fshatra malorë dhe shumë aventurë.

Ja disa aktivitete që mund të bëni kur vizitoni Shqipërinë si turist:

Rafting në kanionin e Osumit dhe luginën e Vjosës.

Një tur në burimin e Syrit të Kaltër dhe në Manastirin e Mesopotamit.

Një udhëtim njëditor në Durrës.

9 – Shqiptarët janë krenarë për ushqimet e tyre dhe me të drejtë

Mos harroni të merrni pantallona elastike kur vizitoni Shqipërinë sepse do të hani shumë!

Shqiptarët janë shumë krenarë për ushqimet e tyre, veçanërisht për gatimet tradicionale vendase, kështu që është mirë t’i provosh të gjitha. Gjithçka që kam ngrënë në Shqipëri ka qenë e shijshme dhe plotë me aroma unike dhe të mrekullueshme dhe më besoni ka ngrënë shumë! Për më tepër është gjithçka shumë e lirë kështu që ju mund të vazhdoni të hani sa t’ju dojë zemra.

Ushqimet shqiptare që duhet të provoni:

Byrek – peta të holla prej brumi të mbushura me mish, djath ose spinaq. Këtë do ta gjeni kudo që shkoni në Shqipëri. Vendasit e hanë në çdo vakt ose në formë ushqimi që merret me vete.

Petulla – versioni shqiptar i vrumit të skuqur (doughnuts), që shërbehet me mjalt shtëpie, reçel ose djath.

Fëgesë – piper jeshil dhe i kuq, domate të grira, hudhra, gjizë dhe erëza, që piqet deri sa të krijojë një masë të trashë dhe shërbehet me bukë.

Tavë Kosi – mish qingji i pjekur në një enë prej argjile me vezë dhe kos. Një gatim dimëror shumë popullor në Shqipëri.

Djath –dhie, lope, deleje. Ky vend me të vërtetë e dashuron djathin e tij, kështu që përpiquni të provoni sa më shumë lloje të keni mundësi kur vizitoni Shqipërinë si turist.

10 – Shqipëria ka ëmbëlsira dhe torta të mrekullueshme

Shqipëria është gjithashtu një parajsë për ata që adhurojnë ëmbëlsirat. Plot me akullore dhe pastiçeri në çdo cep, nuk mund të rrini pa i provuar kur vizitoni Shqipërinë. Thjesht ka shumë kekë, pasta, bakllava dhe akullore të mrekullueshme.

11 – Shqipëria është e sigurt

Sikurse e përmenda më lart, ajo që vura re është se nuk ka shumë turistë në Shqipëri, veçanërisht nëse krahasohet me vendet e tjera të Europës që kam vizituar.

Një prej arsyeve është se njerëzit ende besojnë se të vizitosh Shqipërinë si turist nuk është e sigurt. Pra, mund t’ju them me siguri se nuk është aspak e vërtetë. Gjithnjë jam ndjerë shumë e sigurt kur shëtisja kudo në Shqipëri dhe, sikurse e përmenda më lartë, banorët janë shumë miqësor dhe mikëpritës ndaj turistëve.

Nëse jeni si unë, i vetmi rrezik që ekziston kur viziton Shqipërinë është që të ktheheni në shtëpi dy herë më i rëndë nga se ishit kur mbërritët./ /G.S/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.