RUSI – Presidenti Putin dhe Porochenko në diskutime për shkëmbimin e të burgosurve

180

MOSKË, 9 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus dhe ai ukrainas, Vladimir Poutine dhe Petro Porochenko zhvilluan sot një bisedë telefonike, më pak se një javë përpara hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 në Rusi, për një shkëmbim të burgosurish mes dy shteteve.

Ndalimet dhe dënimet e bëra publike nga media të qytetarëve në të dy shtetet janë rritur ndjeshëm këto vitet e fundit me përshkallëzimin e marrëdhënieve pas ardhjen në pushtet të pro-perëndimorit në Kiev, pasuar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në mars të vitit 2014 dhe fillimin e një konflikti tragjik mes separatistët prorus në lindje të Ukrainës.

Rasti më i njohur është ai i regjisorit ukrainas, Oleg Sentsov i cili po vuan dënimin me 20 vite burg në një burg në veri të Rusisë, i cili është në grevë urie prej më shumë se tre javësh.

Rasti i tij dhe i disa të burgosurve të tjerë u trajtuan gjatë kësaj bisede telefonike me iniciativë të Ukrainës, sipas një deklarate të Kremlinit./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.