RUSI 2018: Turneu më i shtrenjtë i të gjitha kohërave

TIRANË, 9 qershor/ATSH-ANSA/ – Kupa e Botës në futboll që do të fillojë në Rusi javën e ardhshme do të kushtojë 14.2 miliardë dollarë dhe do të jetë turneu më i shtrenjtë i futbollit i të gjitha kohërave. Sipas të dhënave të kanalit televiziv rus të lajmeve të biznesit RBK, Rusia ka tejkaluar investimet zyrtare prej 683 milionë rubla, ose 11 miliardë dollarë. RBK vlerëson se infrastruktura e transportit ka kushtuar 6.11 miliardë dollarë, ajo për ndërtimin e stadiumeve 3.45 miliardë dollarë dhe shpenzimet për njësitë akomoduese kanë kushtuar 680 milionë dollarë. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.