Përmbytjet, Shqipëri-Turqi projekt për Vjosën dhe Bunën

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ – Për të parandaluar përmbytjet në periudhën e shtimit të prurjeve nga ana e lumit Vjosa dhe Buna, qeveria Shqiptare dhe ajo Turke do të hartojnë 2 projekte të përbashkëta për të parandaluar këtë fenomen.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri, Rama i cili theksoi se “për të vazhduar dhe sistemuar situatën lidhur me përmbytjet dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe pyjeve të Turqisë kemi filluar të hartojmë 2 projekte të rëndësishme njëri për Vjosën dhe tjetri për Bunën, ku duam të bëjmë disa ndërhyrje të thella në mënyrë që ajo pjesë e përmbytjeve që lidhet me mungesën e kapaciteteve mbrojtëse të mund të eliminohet”, theksoi Kryeministri./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.