300 qendra shëndetësore do të ndërtohen brenda këtij mandati

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ – 300 qendra shëndetësore të cilat prej shumë vitesh ishin lënë në harresë do të rindërtohen brenda këtij mandati qeverisës.

Lajmi u bë i ditura nga Kryeministri, Edi Rama  i cili u shpreh se një numër i këtyre qendrave shëndetësore ndodhen në qarkun e Fierit.

“Janë 300 qendra shëndetësore që i kemi në pikë të hallit nga 20 e kusur vite  trashëgimi të sistemit shëndetësor.

Të 300-ta do të ndërtohen brenda këtij mandati, 80 të parat janë të këtij viti dhe një numër i madh i tyre janë edhe në këtë zonë”, përfundoi Kryeministri./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.