PEKIN – Putin: Shkëmbimet tregtare Rusi-Kinë 100 miliardë dollarë

286

PEKIN, 8 qershor /ATSH-ANSA/ -Shkëmbimet tregtare mes Rusisë dhe Kinës mund të arrijnë shifrën e 100 miliardëve dollarëve, theksoi presidenti rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij zyrtare në Kinë, ku takoi homologun Xi Jinping.

”Tregtia mes Rusisë dhe Kinës është rritur 31% nga janari në mars dhe nëse vazhdojmë kështu, atëhere në fund të vitit do të kemi arritur shifrën e shumëpritur të 100 miliardë dollarëve’’, theksoi Putin.

Sipas tij në vitin 2017 tregtia mes dy vendeve kishte arritur në shifrën 87 miliardë./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.