Belgjika njeh zyrtarisht patentat shqiptare

TIRANË, 8 qershor /ATSH/- Autoritetet belge kanë konfirmuar zyrtarisht njohjen e lejeve të drejtimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare.
Praktikisht, nëse një shtetas shqiptar shkon në Belgjikë për më pak se 3 muaj, ai mund të përdorë lejen shqiptare të drejtimit të automjetit.
Për shtetasit shqiptarë me qëndrim më të gjatë, duhet të paraqiten në komunën belge ku janë regjistruar për tu pajisur me leje belge për drejtim automjeti, bazuar në lejen e tyre shqiptare të drejtimit të automjetit. e.xh/ /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.