RUSI 2018/ Dibala: “Mesi është idhulli im, në Rusi i trembem Francës”

TIRANË, 7 qershor/ATSH-ANSA/ – “Mesi ka qenë gjithnjë idhulli im, një lojtar që realizon gjëra të jashtëzakonshme dhe admirohet për atë çfarë ai bën”.

Kështu u shpreh Paolo Dibala, pas mosgrumbullimit të tij nga Argjentina, i cili ka folur për televizionin “Tyc Sports”.

“Nëse do të shkosh në finale, duhet të përballesh me skuadra si Brazili, Gjermania, Spanja apo Franca. Por për mua francezët duhet të evitohen, do të ishte mirë që të përballeshim sa më larg të jetë e mundur, pasi ka lojtarë të rinj dhe të fortë dhe në perspektivë mund të bëjnë shumë”, – theksoi mesfushori i Juventusit, Dibala. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.