RUSI 2018: Botërori do të ndryshojë perceptimin e botës ndaj Rusisë

TIRANË, 7 qershor/ ATSH – ANSA/ – Kur ka mbetur edhe një javë nga fillimi i Kupës së Botës “Rusi 2018” mund të them se “… Rusia është e gatshme dhe e gjithë bota do të zbulojë fytyrën e vërtetë të këtij vendi mikpritës dhe festiv”. Kështu ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë të dhënë për faqen e internetit të FIFA-s.

Meqenëse tifozët rusë ishin nga më problematikët për organizatorët e “EURO 2016” që u zhvillua në Francë, ku nuk munguan rrëmujat dhe përleshjet mes tifozerive, për FIFA-n dhe organizatorët e kësaj ngjarjeje botërore ka qenë një nga shqetësimet kryesore imazhi që Rusia do të ofrojë gjatë eventit që fillon pas pak ditësh.

“Kampionati Botëror e ka këtë veçori, të ndryshojë perceptimin e një kombi në të gjithë botën dhe njerëzit do ta shohin Rusinë si një vend tjetër, i cili dëshiron të jetë i hapur dhe që i mirëpret ata që vijnë”, – ka theksuar Infantino. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.