Nexhmije Pagarusha rikthehet me një projekt muzikor

286

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ – Pas një kohe shumë të gjatë, diva e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha është rikthyer me një projekt muzikor.

“Mbushni gotat” titullohet kënga në të cilën ajo vjen në duet me Violetë Kukaj- Retkocerin.

Kënga është realizuar edhe me videoklip të punuar nga XL Films, në të cilin shihen dy këngëtaret të cilat janë në një kombinim perfekt me njëra-tjetrën.

Për muzikën dhe tekstin është kujdesur Fehri Beqiri, ndërsa ka pasur edhe bashkëpunëtorë të shumtë të tjerë që e kanë bërë këtë projekt kaq madhor. /a.a/ /a.g/

https://www.youtube.com/watch?v=6me4zW4akAE

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.