Mirëmbajtja e rrugëve, ARRSH publikon 14 akset

TIRANË, 7 qershor /ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka publikuar 14 akset rrugore ku parashikohet të ndërhyhet këtë vit për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Planin e Menaxhimit Social dhe Mjedisor i publikuar në faqen zyrtare të ARRSH-së informon për të gjitha punët fizike, aktivitetet dhe shërbimet e nevojshme që do të kryhen në akset rrugore të qarqeve Tiranë, Dibër, Shkodër dhe Kukës, për të sjellë infrastrukturën rrugore në nivelin e shërbimit të kërkuar dhe sipas standardeve më të mira.

Janë rreth 622 km rrugë, ndër të cilat autostrada Tiranë-Durrës, Durrës-Fier, Shkodër-Kukës apo Lezhë-Shëngjin e Vlorë-Gjirokastër që do të përfshihen në planin e menaxhimit dhe mirëmbajtjes që financohet nga Banka Botërore, ndërsa kontratat me kompanitë zbatuese do të ketë një kohëzgjatje prej 5 vitesh. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.