Kosovë- Brenda qershorit miratohet paketa e projektligjeve për Reformën e Administratës Publike

PRISHTINË, 7 Qershor/ATSH/.-  Paketa e projektligjeve që lidhen me Reformën e Administratës Publike, Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publikë dhe Projektligji për Pagat i hapë rrugë zbatimit të reformës dhe modernizimit të administratës publike në Kosovë.

Kështu theksoi kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagxhilar.

Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe Koordinatori Kombëtar për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, kryeministri Haradinaj vlerësoi se miratimi i këtyre projektligjeve është i rëndësishëm edhe për zhvillimin e gjithanshëm të vendit dhe përfarimin me axhendën europiane.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se “projektligji për paga ka kosto financiare, por garanton ruajtjen e nivelit të pagave për të gjithë të punësuarit në administratë publike dhe të punësuarve të tjerë publikë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë”.  

Ndërsa ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, e njohu kryeministrin Haradinaj për procesin e deritanishëm për hartimin e këtyre projektligjeve duke theksuar se në muajin qershor të këtij viti do të dërgojë në qeveri pakon ligjore të 3 ligjeve bazike të administratës publike. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.