KINË – Stafi diplomatik amerikan largohet pas një sëmundjeje të mistershme

UASHINGTON, 7 qershor /ATSH-DPA/ – SHBA-ja ka evakuar më shumë punonjës nga Kina, pasi një kontrolli mjekësor ka treguar se mund të jenë duke vuajtur nga simptoma të ngjashme të një sëmundjeje të mistershme, si ato që kaluan vitin e kaluar diplomatët amerikanë që punojnë në Kubë.

“Një ekip mjekësor u dërgua të kontrollojë stafin qeveritar dhe familjarët e tyre, pasi një punonjës pësoi një incident mjekësor në qytetin Guangzhou në jug të Kinës”, deklaroi dje zëdhënësja e Departametit të Shtetit, Heather Nauert.

“Si rezultat i procesit të kontrollit deri tani, Departamenti ka dërguar një numër individësh për analiza të mëtejshme dhe një kuptim më të plotë të simptomave dhe rezultateve në SHBA”, tha Nauert.

“New York Times” raportoi dje se të paktën dy persona u evakuan pasi dëgjonin zhurma të çuditshëm.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo njoftoi sot se një taskforcë e veçantë është ngritur për të hetuar incidentet e pashpjeshme shëndetësore./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.