Haradinaj: Projektet e “Rotary International”, të rëndësishme për vendin

PRISHTINË, 7 Qershor/ATSH/.- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të organizatës, “Rotary International”, të”kryesuar nga Stephanie Urchick, drejtoreshë e Bordit të Drejtorëve.

Gjatë takimit, Haradinaj falënderoi delegacionin për përkrahjen që Rotary International ka ofruar për Kosovën, në fusha të ndryshme, veçanërisht ndihma e dhënë në projekte që kanë përmirësuar shërbimet shëndetësore në vend.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi gjithashtu rëndësinë që kanë për Kosovën projektet e Rotary, si ato në shëndetësi, në aspektet sociale, si dhe në përkrahjen e ofruar për fushat e tjera me rëndësi për vendin tonë dhe shprehu përkushtimin e qeverisë së Kosovës për të mbështetur punën humane të kësaj organizate.

Nga ana tjetër, Stephanie Urchick, drejtoreshë e Bordit të Drejtorëve të Rotary International e ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe mbështetjen e ofruar dhe e informoi për aktivitetet e Rotary në tërë botën, duke theksuar vendosmërinë e për vazhdimin e bashkëfinancimit të projekteve të ndryshme në Kosovë./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.